Pastrohen rrugët në Malishevë

Pastrohen rrugët në Malishevë

02 janar 2019 18:17

Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media bën të ditur se të gjitha rrugët, përfshirë edhe ato në fshatrat malore, janë të kalueshme.

“Pas reshjeve të dendura të borës, sidomos në viset malore, në orët e mbrëmjes janë pastruar të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatra me rrugët tjera. Pastrimin e borës nga rrugët, në këto vise, e ka inspektuar në vazhdimësi, edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe është takuar me banorët e këtyre fshatrave”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

“Brenda mundësive që kemi, jemi duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet në mënyrë që rrugët të jenë të qarkullueshme, pavarësisht borës dhe ngricave që po mbretërojnë sot. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përfshi edhe rrugët në fshatrat Tërpezë, Berishë, Fshati i Ri, e deri në Kleçkë”, ka deklaruar Berisha.

Rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme, edhe pse në disa vende mund të ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme