Arbëri

”Borea” i jepet operatorit italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”

Mosparaqitja e ankesës brenda afatit ligjor nga operatori slloven “GH Holding d.d.”, që ka qenë në garë në tenderin për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike dimërore “Borea”, ia ka hapur rrugën Komunës së Pejës që të nisë procedurat e negocimit dhe nënshkrimit të kontratës me operatorin e përzgjedhur, konsorciumin italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, shkruan sot Koha Ditore.

Menaxheri i Zyrës së prokurimit të Komunës së Pejës, ka deklaruar të premten KD-së se afati i paraparë për ankesë në adresë të autoritetit kontraktues ka skaduar të enjten pasdite. “Deri në përmbyllje të afatit, operatori slloven që ka qenë në garë në këtë tender nuk ka paraqitur asnjë ankesë pas përzgjedhjes së operatorit tjetër si fitues në këtë tender”, njoftoi Berisha.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.