Arbëri

Haradinaj “nuk ka kohë se do t’i vizitonte të gjitha familjet e Deçanit”

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në pritjen për fundvit të komunës së Deçanit, transmeton Koha.net.

“Si Deçan kemi kontribuar nëpër breza dhe kemi paguar çmim të madh dhe është me rëndësi ta dini se edhe në këtë kohë të qeverisjes kemi bërë kujdes që investimi i brezave të mos humbë por vetëm të rritet dhe forcohet. Mendoj që ato pikëpyetjet për Kosovën janë larguar, Kosova është vetvetja”

Pasi falënderoi kryetarin e Komunës, bashkëpartiakë, familjarë të dëshmorëve e martirëve, si dhe zyrtarë të të gjitha niveleve qeverisëse, tha se nuk ka dilemë që më dëshirën më të madhe po të kishte mundësi do t’i vizitonte të gjitha familjet në secilën shtëpi, qoftë për t’i dëgjuar për hallet e tyre, por edhe të bisedojnë për temat që i presin, njofotn kumtesa .

Ai theksoi se fillimi është më i vështirë, por edhe në këtë fillim nuk kanë dështuar.

“Jemi në punë dhe mendoj që koha që do të vjen do të jetë edhe më e çmuar për ato punë që na presin dhe ju siguroj se do të jemi bashkë. Me ditën e sotme, me simbolikën e nënshkrimit nga Presidenti Thaçi të tri ligjeve për ushtrinë, më nuk ka kthim mbrapa, ushtria është realitet”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Deçanit për Qeverinë Haradinaj në përgjithësi, derisa një mirënjohje të veçantë ia ka dedikuar kryeministrit Ramush Haradinaj për praninë e tij dhe angazhimin e vazhdueshëm për të mbështetur këtë komunë.