Arbëri

Këshilltarja e Vakatit nënkryetare e komuniteteve në Komunën e Prizrenit

Këshilltarja e deritanishme e koalicionit “Vakat”, Memnuna Ajdini, të enjten, në seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, është zgjedhur nënkryetare për komunitete.

Propozimin për emërimin e saj para këshilltarëve e ka prezantuar kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, gjë që është miratuar nga shumica e anëtarëve të KK-së që kanë qenë të pranishëm në seancë, si dhe nga shumica e anëtarëve të KK-së nga komunitetet joshumicë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë diskutimit të kuvendarëve lidhur me rendin e ditës, kryetari Haskuka ka kërkuar që në agjendën e kësaj seance të përfshihen edhe shqyrtimi dhe votimi i propozimit të tij për emërimin e nënkryetarit për komunitete. Këshilltari i PDK-së, Kastriot Krasniqi, ka bërë thirrje që ky propozim të mos përfshihet në rendin e ditës për këtë mbledhje.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)