Arbëri

Afro 10 mijë euro për Smartfonët e ekzekutivit të Klinës

Një luks në prag të Vitit të Ri ia kanë mundësuar vetvetes nga arka komunale kryetari, nënkryetari, drejtorët komunalë dhe stafi i kabinetit të kryetarit të Komunës. Mbi 9 mijë 200 euro Komuna ka shpenzuar për blerjen e 16 telefonave celularë të llojit “Samsung S8”.

Ky shpenzim luksi nga arka komunale është kritikuar nga shoqëria civile në Klinë, e cila ka konsideruar se Komuna e varfëron buxhetin me blerje luksi. Për këto shpenzime, shqetësimet e saj i ka shprehur edhe organizata joqeveritare KOHA në Klinë, shkruan sot Koha Ditore.

“Shpenzimet e fundit që ka bërë Komuna e Klinës, ku me nënshkrimin e kontratës për furnizim me telefona të mençur për ekzekutivin e Komunës, duke paguar 576 euro për copë, pa ndonjë arsye reale, ka çuar në varfërimin e buxhetit të Komunës së Klinës për 9 mijë e 216 euro”, thuhet në reagimin e kësaj OJQ-je.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)