AAK-ja me kallëzim penal ndaj Komunës për keqpërdorim të buxhetit

AAK-ja me kallëzim penal ndaj Komunës për keqpërdorim të buxhetit

Ilir Osmanaj 25 December 2018 10:30

Subjekti opozitar në Pejë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar të hënën në Prokurorinë Themelore të Pejës një kallëzim penal ndaj Komunës së Pejës, me dyshime të keqpërdorimeve zyrtare dhe të keqpërdorimit dhe zhvatjes së parasë publike.

“Qeverisja komunale në Pejë, në krye me kryetarin aktual Gazmend Muhaxheri, dyshojmë që ka keqpërdorur paranë publike të tatimpaguesve dhe keqpërdorime të shumta të autorizimeve, e që për këto dyshime ne kemi njoftuar organet e ndjekjes edhe zyrtarisht”, thotë zyrtari i këtij subjekti, Ardit Gërvalla, që kishte dorëzuar këtë kallëzim në Prokurori, shkruan sot Koha Ditore.

Në dokumentin e dorëzuar në Prokurori janë të përfshira shpenzimet në disa kode buxhetore, por si pikë kryesore në këtë kallëzim janë dënimet e shumta gjyqësore të shqiptuara nga gjykatat ndaj Komunës, prej vitit 2014 e deri më tash.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme