Ish-shefi asamblistëve të Nismës në Drenas bashkohet me PDK-në

Ish-shefi asamblistëve të Nismës në Drenas bashkohet me PDK-në

22 December 2018 21:47

Asambleisti i Nismës Socialdemokrate dhe ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie në Drenas, Nexhmedin Bala, sot i është bashkuar të PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur lajmin se është bashkua me PDK-në.

“Nga sot, i bashkohem Grupit Parlamentar të PDK-së, në Asamblenë komunale të Drenasit. Ky vendim, për rrethanat aktuale, është shumë i natyrshëm. Unë jam përpjekur të reflektoj dhe prita reflektime, kur dhashë dorëheqje nga posti i shefit të grupit parlamentar të Nismës”, ka shkruar ai.

Bala më tutje ka shtuar se, “veprimet në ish-subjektin tim politik kanë marrë drejtim të cilin unë e kundërshtoj me largim nga ai grup dhe bashkim me Grupin Parlamentar të PDK-së. Ofertën e PDK-së, për t’u bërë pjesë e ekzekutivit e kam mohuar, për të kontribuar edhe më tej si asamblist në organin me të lartë të Komunës (Kuvendin, dhe atë si pjesë e Grupit parlamentar të PDK-së”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme