Arbëri

Ndalohen mjetet piroteknike në hapësira publike në 2 komuna

Komuna e Klinës ka marrë vendimin për ndalimin e përdorimit dhe shitjes së paautorizuar të mjeteve piroteknike.

Sipas këtij vendimi, ndalohet ndezja e mjeteve piroteknike në hapësirat publike gjatë ditëve jo të festave të këtij fundviti, shkruan sot Koha Ditore.

Bazuar në këtë rregullore, sipas njoftimit të komunës, ndezja mjeteve piroteknike u lejohet qytetarëve vetëm me datën 24 dhjetor dhe kjo nga ora 19 deri në orën e mesnatës si dhe më 31 dhjetor nga ora 23 deri në gjysmë ore pas mesnatës dhe kjo në mënyrë të organizuar.

Për personat, të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë ndalesë, siç ka njoftuar Komuna, do të merren masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi. Një masë e njëjte është marrë edhe nga Komuna e Pejës, sipas së cilës, përdorimi i mjeteve piroteknike është e lejuar vetëm natën e festës së krishtlindjeve dhe gjatë natës së vitit të ri.(Detajet, sot në Koha Ditore)