Bahtiri akuzon qeverinë që nuk e mbështeti për bashkimin e Mitrovicës

Bahtiri akuzon qeverinë që nuk e mbështeti për bashkimin e Mitrovicës

21 dhjetor 2018 10:47

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka nisur një debat me qytetarët për bashkimin e dy komunave në një komunë të vetme, raporton KTV.

Duke i lutur qytetarët që t’i bashkohen peticionit për bashkim të Mitrovicës, Bahtiri ka akuzuar qeverinë që nuk e mbështeti në iniciativën e tij për bashkim të qytetit.

Ai ka thënë se ministri i pushtetit lokal është serb dhe për këtë shkak kërkesa e tij për bashkim të qytetit nuk është marrë parasysh nga ministria.

“Nuk do të lejojmë që dikush nga Beogradi të vijë e të na pushtojë tokën tonë. Kur Mitrovica është mirë, është edhe Kosova sepse në Mitrovicë është mbrojtur Kosova. Nuk do të pyesim askënd për tokën tonë”, ka thënë Bahtiri/ Donika Voca Gashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

tafa24/12/2018 16:49

KA TE DREJT AGIM BAHTIRI,NUK ASHT VETEM AGIM BAHTIRI PO MA MIR RREGULLONE KET PUN MIRADASHTAS MOS NA UZURPONI DHE LEJONI TE UZURPOHET TOKA E QYTETIT TON PER APETITE TE SERBIS DHE TE JU DHUROHET KRIMINELVE TE LUFTES QE NA VRAN E NA DHUNUN E SOT ME NJI PAL RROBA NJI KEMISH DHE NJI KRAVAT JAN BE PUSHTETAR NE QYTETIN TON TE SAKRIFICAVE,OFRONI MENDET SE BEHET VON .

Shto koment

Të ngjashme