Në Gjilan hapet qendra e artizanaleve dhe trajnimeve “Open Door”

Në Gjilan hapet qendra e artizanaleve dhe trajnimeve “Open Door”

20 December 2018 19:48

Është inauguruar sot në Gjilan qendra e artizanaleve dhe trajnimeve “Open Door”, ku bizneset nga rajoni i Gjilanit dhe ai i Kumanovës, kanë ekspozuar punimet e tyre tradicionale e prodhimet ushqimore nga tradita, në kuadër të programit të përbashkët Kosovë-Maqedoni, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Inaugurimin e kësaj qendre e ka bërë kryetari Lutfi Haziri, zëvendësshefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, përfaqësues nga Komuna e Kumanovës dhe ata të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Haziri, e ka vlerësuar lart hapjen e kësaj qendre, ndërkaq ka pohuar se sot ka qenë dita e Europës për Gjilanin, marrë parasysh promovimin e tri IPA programeve që kjo komunë i ka fituar nga KE.

“Në këtë event u tha se modeli i kësaj qendre dhe i bashkëpunimit Gjilan-Kumanovë do të dëshmoj një instrument të qëndrueshëm me sens atraksioni nga fusha e kulturës dhe ajo e turizmit”, thuhet në komunikatë.

Më pas, Haziri dhe zëvendës shefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, kanë vizituar panairin e artizanaleve në qendër të Gjilanit dhe shkollën e Agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky institucion për nxënësit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme