Arbëri

Kryetari i Drenasit bën bilancin e punëve të vitit 2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin e dytë me qytetarët, ku ka raportuar para tyre për punën e tij njëvjeçare. Në tubim merrnin pjesë drejtorë të drejtorive komunale, administratorë të fshatrave, përfaqësues të OJQ-ve lokale, KFOR, LMT3 dhe qytetarë të tjerë.

Në tubimin është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera gjatë vitit fiskal 2018.

Punën njëvjeçare e ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili ka thënë se të gjitha projektet e parapara për vitin 2018, dhe ato të bashkëfinancuara me nivelin qendror kanë përfunduar sipas planifikimit.

Të pranishmit i kanë shtruar pyetje dhe sugjerime ekzekutivit për punën njëvjeçare, ndërsa drejtorët e drejtorive u kanë dhënë përgjigje.

Në realizimin e projekteve kapitale, kanë përfunduar kryesisht rrugë në lagje, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje të varrezave, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera të planifikuara.