Arbëri

Alternativa shpall Pejën qytet ekologjik

Alternativa, dega në Pejë, sot, në mbledhjen e saj, shpalosi programin e vet qeverisës, në kuadër të të cilit parasheh: shpalljen e Pejës Qytet Ekologjik. Ajo vendosi që si pikënisje e implementimit të këtij programi, më 22 prill, e shtunë, në orën 12 pa 5 të mbjellë një pemë simbolike që i paraprin këtij qëllimi.

Pema do të mbillet në sheshin “ Haxhi Zeka“ në Pejë, afër Shadërvanit.