Arbëri

Oborri i komunës së Malishevës për një muaj në dispozicion të mërgimtarëve për parking

Kryetari i Komunës së Malishevës, duke u bazuar në kompetencat e tij, ka marrë vendim që hapësira e oborrit para objektit të komunës, për një muaj, do të jetë në shërbim të mërgimtarëve, për parkimin e veturave të tyre, të cilët vijnë për të marrë shërbime në komunë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Nga sot, e deri më 15 janar të vitit 2019, oborri i objektit të administratës së Komunës së Malishevës, do të jetë vetëm në shërbim të mërgimtarëve për parkimin e veturave dhe përjashtuar veturat zyrtare, nuk do të lejohet asnjë veturë tjetër që të parkohet në oborrin e komunës”, thuhet në komunikatë.