Arbëri

BERZH konfirmon mbështetjen ndaj Gjilanit për impiantin dhe projektet tjera

Descriptive Text

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka konfirmuar sot mbështetjen ndaj Komunës së Gjilanit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe për projektet tjera.

Konfirmimi ka ardhur në takimin e zhvilluar mes kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Neil Taylor, shef i Zyrës së BERZH në Kosovë.

Në takim u tha se projektet për të cilat kërkohen mbështetje do të ndikojnë në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës publike, duke e bërë komunën një vend atraktiv për tërheqje të investitoreve vendorë dhe të huaj.