Skenderaj nënshkruan kontratë me 30 fermerë nga sektori i pemëtarisë

Skenderaj nënshkruan kontratë me 30 fermerë nga sektori i pemëtarisë

18 December 2018 13:33

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka nënshkruar kontratat me 30 fermerë të komunës për mbështetje të sektorit të pemëtarisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në kuadër të projektit të pemëtarisë, fermerët kanë përfituar mjete të punës, si: pompë spërkatëse me bateri dhe panel solar, gërshërë për krasitje, sharrë dore, dhe pajisje të tjera të domosdoshme për veprimtari të zhvillimit të pemëtarisë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Me këtë mbështetje, Komuna e Skenderajt po e përmbyllë vitin 2018 me ndihmë të drejtpërdrejtë të rreth 250 bujqve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme