Sulmohet ambientalisti që kundërshton ndërtimin pa leje të objektit komunal

Sulmohet ambientalisti që kundërshton ndërtimin pa leje të objektit komunal

Ilir Osmanaj 15 dhjetor 2018 15:22

Kryetari i organizatës mjedisore “Eko Lëvizja e Gjelbër”, Xhevdet Belegu, është sulmuar nga një qytetar në qendër të qytetit të Pejës, derisa po mblidhte nënshkrime kundër ndërtimit të objektit për qëndrim ditor për persona të moshës së tretë.

Ky objekt ka nisur të ndërtohet nga komuna para gati dy muajve, në hapësirën mes parkut të vogël të qytetit dhe pallatit të kulturës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërtimi i këtij objekti për pensionistë po kundërshtohet për arsye se në atë lokacion më herët kanë qenë varrezat e qytetit dhe ai lokacion në Pejë njihet si te “Vorret e gata”.

Për t`i ndaluar punimet e mëtutjeshme në këtë objekt, organizata mjedisore “Eko Lëvizja e Gjelbër” ka nisur javën e kaluar aksionin e mbledhjes së nënshkrimeve në qytet. Mirëpo, siç tha Belegu, dikujt nuk po i pëlqen pse po kundërshtohet ndërtimi i objektit në një vend, që sipas tij nuk është dashtë fare të nisë të ndërtohet, me arsyetimin se aty janë varrezat e vjetra të shqiptarëve të këtij qyteti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Edi17/12/2018 14:42

Si nuk ju vjen turp me sulmu njeriun që ka bërë aq shumë për këtë qytet dhe poashtu lëngon dhe me sukses e lufton një smundje e pashërueshme dhe ende angazhohet për këtë qytet. Forca Xhevdo.

Shto koment

Të ngjashme