Asfaltohen dy rrugë në Pemishtë të Skenderajt

Asfaltohen dy rrugë në Pemishtë të Skenderajt

13 December 2018 17:54

Komuna e Skenderajt ka asfaltuar disa rrugë në fshatin Pemishtë.

Kryetari i komunës Bekim Jashari thotë se në këtë fshat nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në infrastrukturë qe 19 vjet, transmeton Koha.net.

“Prej më shumë se 19 vitesh pa asnjë ndërhyrje deri më tani, dhe duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, për rregullim të infrastrukturës rrugore brenda territorit të komunës sonë, këto ditë kemi përfunduar me sukses projektin e asfaltimit të segmenteve rrugore në fshatin Pemishtë, më saktësisht janë asfaltuar rrugët “Murat Loshi” dhe “Muhamet Loshi”, në gjatësi të përgjithshme prej 1,720 metra”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai ka shtuar se, “Qeveria ime ka në prioritet kompletimin e tërësishëm të rrjetit rrugor brenda vijave kufizuese të Komunës së Skenderajt, ku secili qytetar, secili fshat do të trajtohet dinjitetshëm, nëpërmjet investimeve kapitale dhe projekteve zhvillimore”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme