Arbëri

Nisin punimet për rregullimit e shtratit të lumit që rrjedh në Krushë të Madhe e Celinë

Kanë nisur punimet për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë në komunën e Rahovecit.

Punimet në këtë projekt i ka vizituar edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, që ka thënë se synojnë që me këtë projekt të zgjidhen problemet nga vërshimet

“Kanë nisur punimet për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet Krushës së Madhe e Celinë. Me këtë projekt synojmë që problemet e shumta që kanë shkaktuar vërshimet, si rrjedhojë e lumit, për banorët dhe bujqit e kësaj ane të zgjidhen me këtë projekt shumë të nevojshëm e kërkuar nga qytetarët", është shprehur Latifi.

Me rregullimin e shtratit të lumit, qytetarët kanë thënë se shpresojnë të mos ketë më dëmtime të kulturave bujqësore.