35 fermerë llapjanë marrin pajisje për kultivimin e dredhëzës

35 fermerë llapjanë marrin pajisje për kultivimin e dredhëzës

07 dhjetor 2018 15:28

Komuna e Podujevës ka ndarë sot pajisje për 35 fermerë kultivues të dredhëzës.

Programi i mbështetjes së fermerëve llapjanë me subvencione nga Komuna e Podujevës, ka vazhduar me shpërndarjen e infrastrukturës komplete për 35 fermerë për kultivimin e dredhëzës industrial.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me USAID-in dhe është ndarë nga kryetari i komunës Agim Veliu.

Veliu tha se sot po përmbyllet projekti i pestë të përkrahjes për bujqit llapjanë, përmes subvencioneve, i cili po realizohet në bashkëpunim me USAID-in.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme