Prizreni e Berati ujdisen për fuqizimin e cilësisë në fushën e arsimit

Prizreni e Berati ujdisen për fuqizimin e cilësisë në fushën e arsimit

07 dhjetor 2018 15:20

Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prizrenit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Beratit, me anë të cilës synohet rritja e cilësisë në arsim, por edhe zhvillimi profesional dhe organizimi i ngjarjeve të përbashkëta ndërmjet shkollave të binjakëzuara të dy komunave, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas zyrtarëve të DKA-së së Prizrenit, me delegacionin e punonjësve arsimorë nga Berati është mbajtur një punëtori, e cila është përmbyllur me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“DA-ja e Prizrenit dhe DAR-i i Beratit kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit që përfshinë planifikimin e eventeve të përbashkëta të dy drejtorive, të cilat fuqizojnë cilësinë në arsim”, ka bërë të ditur drejtori i DA-së, Skënder Susuri. (Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme