Festa përcillet me incident midis veteranëve e zyrtarëve të Obiliqit

Festa përcillet me incident midis veteranëve e zyrtarëve të Obiliqit

Nexhat Tovërlani 30 nëntor 2018 09:36

Shënimi i përvjetorit të pavërësisë së Shqipërisë nuk ka shkuar gjithçka mirë në Komunën e Obilqit. Një pano e vendosur nga veteranët e kësaj komune gati sa nuk ka çuar në ndonjë sulm fizik ndërmjet veteranëve e zyrtarëve komunalë.

Delegacioni komunal që i ka prirë kreu i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka tentuar ta hiqte atë kur kanë bërë homazhe në shënimin e Festës së Flamurit. Këtë nuk e kishin pranuar veteranët, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i OVL të UÇK-së-Dega në Obiliq, Fehmi Mjekiqi, ka thënë se vendosja e kësaj panoje është bërë për të kundërshtuar emërtimin e sheshit të qytetit me emrin e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Adem Preniqi.

Në këtë pano me mbishkrimin “Lavdi dëshmorëve!” shkruante: më 30.10.2018 ju pushteti komunal me votën tuaj shkelët mbi vlerat e kombit!” Mjekiqi thotë se kanë kundërshtuar emërtimin e sheshit edhe për shkak se nuk kishte debat publik para se të votohej në Kuvend dhe po ashtu pse nuk ishte hedhur në votim atë ditë edhe propozimi i tyre që ishte “Sheshi i Dëshmorëve”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme