Kundërshtohet që sheshi i Obiliqit të quhet “Adem Preniqi” Foto: Koha

Kundërshtohet që sheshi i Obiliqit të quhet “Adem Preniqi”

Nexhat Tovërlani 28 nëntor 2018 15:09

Në ditën kur po festohet gjithandej trojeve shqiptare festa e 28 Nëntorit, në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq është vendosur një pano përmes së cilës po kundërshtohet emërtimi i këtij sheshi me këtë emër.

Kundër emërtimit të këtij sheshi me emrin e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Adem Preniqi kishin qenë veteranët e UÇK-së së kësaj komune, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim, raporton “Koha Ditore”.

Datës 30 tetor të cilës i referohet mbishkrimi është data kur është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal në të cilën është votuar që ky shesh të mbajë emrin “Adem Preniqi”.

Para se të mbahej kjo seancë, veteranët e UÇK-së kishin propozuar që ky shesh të quhej “Sheshi i Dëshmorëve”, ndërsa VV-ja “Luftëtarët e Lirisë”.

Por, asnjëri propozim nuk ishte hedh në votim, pasi propozimi i kryetarit të Komunës, Xhafer Gashi, me emrin e Adem Preniqit kishte marrë më shumë se gjysmën e votave në Kuvend.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme