Podujeva ua dhuron çelësat e shtëpive 20 familjeve në Lagjen e Dëshmorëve

Podujeva ua dhuron çelësat e shtëpive 20 familjeve në Lagjen e Dëshmorëve

28 November 2018 13:13

Komuna e Podujevës sot u ka shpërndarë çelësat e shtëpive, 20 familjeve përfituese në Lagjen e Dëshmorëve e cila gjendet në këtë komunë, transmeton koha.net.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Agim Veliu nëpërmes një postimi në llogarinë personale të tij në Facebook, ku ka shkruar:

“Jam i lumtur që sot, në ditën e festës së 28 Nëntorit, ua dhurova çelësat 20 familjeve, përfituese të shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve

Me këtë rast shpreha zotimin tim se do të angazhohem fort derisa të largohet edhe familja e fundit nga kontejnerët.

Gjithashtu, premtova se Komuna e Podujevës do të përkujdeset që ta rregullojë infrastrukturën përcjellëse në mënyrë, që kësaj lagjeje t’i japim pamjen e një vendbanimi modern.”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme