Banorët e Galicës, të pakënaqur me shpronësimet dhe ndërtimin e minierës së re

24 nëntor 2018 21:31

Riaktivizimi i minierës së Magnezit në fshatin Galicë të Vushtrrisë, po del të jetë mashtrim sipas banorëve të asaj pjese.

Banorët dhe pronarët e parcelave të planifikuara për shpronësim në këtë pjesë të fshatit kanë protestuar të shtunën në vendin ku planifikohet të riaktivizohet miniera, raporton KTV.

Ata kanë akuzuar Qeverinë për mostransparencë, për shkak që pa asnjë informacion u është vënë vlera e parcelave.

Disa banorë janë të bindur që për asnjë vlerë të parave nuk do t’i shesin tokat e tyre.

Ata thonë se janë të zhgënjyer nga institucionet qendrore dhe lokale për mashtrimet e bëra në lidhje me kompaninë.

Pronarët e këtyre parcelave thonë se provuan në çdo mënyrë për të arritur kontakte me institucionet, por tani zgjidhje të vetme po e shohin vetëm medien.

Vite më parë, kompania “Bisek” nga Polonia, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, kanë marrë vendim që të investojnë 5 milionë euro për riaktivizimin e minierës së magnezitit në fshatrat Duboc dhe Galicë të Vushtrrisë.

Miniera e Magnezit në këtë fshat, pas luftës së fundit në Kosovë, ka qenë zonë e minuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme