Obiliqi për nëntë muaj shpenzon 44 mijë euro për vetura

Obiliqi për nëntë muaj shpenzon 44 mijë euro për vetura

24 November 2018 12:45

Komunarët e Obiliqit kanë bërë goxha shpenzime për veturat zyrtare për nëntë muajt e këtij viti. Janë më shumë se 44 mijë euro që i kanë harxhuar për periudhën janar-shtator. Gati gjysma e tyre janë harxhuar për karburant, po përafërsisht aq janë shpenzuar për riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në raportin financiar janar-shtator 2018 shihet se për karburant për vetura zyrtarët komunalë i kanë “djegur” 21.906 euro, për regjistrimin e këtyre automjeteve janë shpenzuar 1.560 euro, për sigurimin e tyre 4.024 euro, ndërsa mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve u ka kushtuar 16.820 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Shpenzime gati dyfish më shumë se për vetura komunarët e Obiliqit i kanë bërë për rrymë. Për këtë periudhë nëntëmujore ata i kanë harxhuar 78.511 euro për rrymë, 14.754 euro për ujë dhe 9.430 euro për mbeturina. Rreth 25 mijë euro Komuna e Obiliqit i ka harxhuar edhe për vendime të gjykatave dhe pagesa të detyrueshme (shpenzime-vendimet e gjykatave 4.096 euro, pagesa-neni 39.2 LMFPP 19.851 euro).\Nexhat Tovërlani.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme