Rriten kërkesat për ndihma sociale në Anamoravë

Rriten kërkesat për ndihma sociale në Anamoravë

23 nëntor 2018 11:32

Katër mijë e 700 banorë të Gjilanit jetojnë nga ndihmat sociale, derisa në Komunën e Kamenicës në kuadër të skemës sociale janë përfshirë 2 mijë e 371 sish. E në Komunën e Vitisë nga ndihmat sociale jetojnë 2 mijë e 215 banorë.

Të dhënat flasin se gjendja sociale në këto tri komuna nuk është e mirë, duke pasur parasysh faktin se kërkesat për asistencë sociale nga familjet, të cilat nuk janë përfituese është në rritje. Vlerësohet se banorët, të cilët zhvendosen nga një komunë në tjetrën po përfundojnë si raste sociale, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Qendrës së Punës Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, deklaron se shumica e banorëve të Kamenicës, të cilët janë zhvendosur në Gjilan jetojnë nga ndihmat sociale. Ai thekson se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me banorët, të cilët janë zhvendosur nga komunat Bujanoc dhe Preshevë në drejtim të Gjilanit.\Feim Azemi

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme