Arbëri

Shkolla e Vitomiricës së Pejës ende pa ngrohje

Planifikimi jo i mirë i Komunës dhe punimet e nisura për ndërtimin e ngrohjes qendrore në objektin e vjetër të shkollës pas fillimit të procesit mësimor, këtë vit shkollor nxënësit e shkollës fillore “7 Shtatori” të Vitomiricës së Pejës kanë zhvilluar mësimin vetëm në klasat e ftohta.

Në mungesë të ngrohjes dhe pas rënies së temperaturave, të martën nxënësit nuk kanë mbajtur fare mësimin. “Sot nuk kemi mbajtur mësim edhe në pajtim më Këshillin e shkollës për shkak se janë duke u zhvilluar ende punimet në ngrohjen qendrore.

Kanë mbetur edhe disa punë për t’u përfunduar, ndër to edhe lidhja e kaldajës dhe shpresoj që sot i kryejnë ato dhe që nga nesër e enjte të mbahet mësimi në klasa të ngrohta”, ka pohuari Draga Babaçiq, drejtoreshë e SHF “7 Shtatori”, në të cilën ndjekin mësimin 780 nxënës në dy ndërresa.\Ilir Osmanaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)