Arbëri

Në Gjilan kërkohet të paguhen edhe kryetarët e fshatrave dhe lagjeve

Zyra ligjore në Komunën e Gjilanit ka filluar procedurat për ndryshimin e rregullores mbi organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat dhe lagjet urbane, e cila është në fuqi që nga viti 2010.

Mirëpo, kjo zyrë vlerëson se ndryshimi i rregullores do të ketë implikime buxhetore ngase në Kuvendin Komunal është propozuar që në rregulloren e re të parashihet edhe kompensimi i kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve me mjete financiare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyra thekson se qeverisja komunale duhet të realizojë një studim financiar rreth ndikimit që do të kishin në buxhetin komunal këto kompensime.

Shefi i zyrës ligjore, Hevzi Matoshi, ka deklaruar se nëse rregullorja ndryshohet dhe kalon në Kuvendin Komunal tek në vitin 2020 mundet të implementohet./Feim Azemi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)