Aksionarët kërkojnë lirimin e hapësirave të uzurpuara nga bizneset në Gjilan

Aksionarët kërkojnë lirimin e hapësirave të uzurpuara nga bizneset në Gjilan

17 nëntor 2018 13:31

Komisioni komunal i aksionarëve në NP Stacioni i autobusëve ka nxjerr në pah në një raport se qeverisja lokale e Gjilanit nuk vepron edhe atëherë kur prona publike cenohet.

Komisioni komunal kishte parashtruar 2 kërkesa në Drejtorinë e Urbanizmit më saktë tek Inspektorati i Ndërtimit që të merrnin masa në eliminim e shkallëve pa leje, të ndërtuara brenda oborrit të Stacionit të autobusëve nga disa shfrytëzues të lokaleve afariste, shkruan sot Koha Ditore.

Në raport theksohet se prona publike është cenuar si pasojë e mosveprimit të organeve komunale ndonëse për këtë ishin njoftuar me kohë. Për cenimin e pronës publike ishte njoftuar edhe Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe kryetari i Gjilanit. Gjithashtu në raport theksohet se shfrytëzuesit e lokaleve në objektin afarist, i cili kufizohet me Stacionin e autobusëve kishin hapur edhe një hyrje në stacion. Komisioni tërheq vërejtjen se veprimet pa leje kishin ndikuar që të ulej kredibiliteti i ndërmarrjes dhe vlera e qiradhënies.\Feim Azemi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme