Arbëri

Rikthehet diskutimi për binjakëzimin e Prizrenit me Stari Gradin

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se me konsullin e përgjithshëm të nderit të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë e Hercegovinë, Muharrem Zejnullahun, dhe zv.ministrin e Diasporës, Qerim Bajramin, kanë diskutuar rreth mundësisë së rijetësimit të iniciativës së mëparshme për binjakëzimin e Komunës së Prizrenit me Stari Gradin e Sarajevës.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shprehur qëndrimin se dy komunat në fjalë kanë veçori që e lidhin njëra-tjetrën dhe se me rijetësimin e kësaj nisme hapet rruga për bashkëpunim në disa fusha, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haskuka, ka vlerësuar se “barrierat e krijuara midis Kosovës dhe Bosnjës janë krejtësisht politike dhe marrëdhëniet e ftohta janë joreale marrë parasysh afërsinë e popullit shqiptar me atë boshnjak në aspektin kulturor e tradicional”.\Fisnik Minci.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)