Arbëri

40 mijë euro ridestinohen për hartim projektesh infrastrukturore në Istog

Komuna e Istogut nuk arrin që t’i përmbyllë procedurat tenderuese për hartimin e projekteve për infrastrukturë për sivjet, të nisura në muajin mars, kur qe shpallur tenderi për një projekt në vlerë prej 70 mijë eurosh.

Në muajin prill Zyra komunale e Prokurimit kishte shpallur njoftimin për dhënie të kontratës, por që nga ai muaj sa kanë pasuar ankesat e ndonjë operatori herë në këtë zyrë e herë në Gjykatën e tenderëve dhe kjo e fundit duke i marrë pjesërisht për bazë ankesat e tyre, e ka thyer në rivlerësim këtë tender, me pretendimet se Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje të disa dispozitave ligjore të Prokurimit publik, shkruan sot Koha Ditore.

Së fundmi në muajin shtator, OSHP-ja e kishte kthyer në rivlerësim këtë tender dhe Zyra e prokurimit të Istogut e ka rivlerësuar tenderin dhe ka nxjerrë një fitues, por siç ka njoftuar OSHP-ja këtë javë në faqen e saj zyrtare, sërish është paraqitur një ankesë nga një operator ndaj Komunës së Istogut.\Ilir Osmanaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)