​Nisin punimet në rrugën qarkore Gjakovë-Prizren, investohen 8 milionë euro

​Nisin punimet në rrugën qarkore Gjakovë-Prizren, investohen 8 milionë euro

16 November 2018 15:09

Sot kanë nisur punimet për rrugën qarkore Gjakovë-Prizren, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë tetë milionë euro.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili njoftoi se pos kësaj rruge qarkore, do ta financojnë edhe auto-rrugën Gjakovë-Dollc në vlerë prej 57 milionë eurosh, tranmseton KosovaPress.

Kurse, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekajm lidhur me rrugën qarkore “Gjakovë-Prizren”, tha se këtë vit kanë ndarë dy milionë euro, kurse, vitin tjetër do të shtojnë edhe gjashtë milionë euro të tjera.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ndër të tjerash njoftoi se në kuadër të kësaj qarkoreje, së shpejti do të nisë realizimi i rrugës për Klinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme