Arbëri

FOL gjen shumë shkelje në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan – Dheu i Bardhë, sipas Lëvizjes “Fol”, po përcillet me një sërë parregullsish.

Përveç mungesës së transparencës në këtë projekt, janë evidentuar edhe mospërputhje në procesverbalet e E-Prokurimit dhe atyre të operatorëve ekonomikë, lidhur me numrin e kompanive.

Ndër problemet e përmendura në këtë konferencë kanë qenë edhe kohëzgjatja e punimeve si edhe vonesat me shpronësimin.

Sefer Tasholli, Drejtor i Gjeodezisë në Komunën e Lipjanit, ka paralajmëruar që bujqit e kësaj komune do të përballen me probleme gjatë ndërtimit të autostradës.

Derisa, homologu i tij nga komuna e Gjilanit, Sadudin Berisha, ka treguar për rrjedhën e punës së këtij projekti.

Në këtë ngjarje, pavarësisht ftesave, nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës.