Fillon shqiptimi i gjobave për ndotje të ambientit në Malishevë Foto: Ilustrim

Fillon shqiptimi i gjobave për ndotje të ambientit në Malishevë

15 nëntor 2018 15:05

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka filluar zbatimi i udhëzimit administrativ 06/2018, për ndëshkime me gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas drejtorisë së inspektoratit ky udhëzim ka filluar të zbatohet më datë 13/11/2018, ku edhe është shqiptuar gjoba e parë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, “inspektorët e ambientit do vazhdojnë me inspektime në teren dhe të gjithë ata qytetarë të cilët në forma të ndryshme dëmtojnë ambientin do ti ndjekim procedurat ligjore”.

Gjoba e parë është ekzekutuar për një person, i cili është kapur duke djegur mbeturinat në sipërfaqe publike në natyrë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme