Biznesmenët shqiptarë në Danimarkë të interesuar të investojnë në Skenderaj

Biznesmenët shqiptarë në Danimarkë të interesuar të investojnë në Skenderaj

15 nëntor 2018 14:50

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në një takim Naim Kadishanin, përfaqësues i Kompanisë Tembobyg nga qyteti Give i Danimarkës, i cili është një investitor i suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kadishani që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, është interesuar për klimën investive në komunën e Skenderajt, ndërkaq Jashari e ka njoftuar atë duke theksuar sigurinë që ofron Komuna sa iu përket investimeve nga jashtë.

“Shprehu interesim të investojë në komunën tonë, me hapjen e një fabrike, që do të mundësojë zhvillim ekonomik dhe punësim të të papunëve. U pajtuam që të vazhdojmë të mbesin në kontakt, për hapat që do të ndërmerren në vazhdim sa i përket realizimit të projekteve në Skenderaj. Diskutuam edhe për mundësinë e binjakëzimit të Skenderajt me Komunën Sønderborg, dhe bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të përbashkët”, ka thënë Jashari.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme