Mbillen drunj dekorativ edhe në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit

Mbillen drunj dekorativ edhe në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit

15 November 2018 11:37

Në fshatin Hoçë e Vogël të komunës së Rahovecit sot është bërë mbjellja e drunjtëve dekorativ, bëhet e ditur përmes një komunikatë për media.

Në fillimin e mbjelljes së drunjtëve dekorativ i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit komunal Afrim Dina, drejtori i DUPMM-së Rumir Zhuniqi dhe banor të fshatit Hoçë e Vogël.

“Sot në fshatin Hoçë të Vogël, vëzhguam mbjelljen e drunjve dekorativ, një projekt i yni për Rahovecin, ku gjatë mandatit synojmë të mbjellim mbi 20,000 drunj të tillë në gjithë komunën. Mjedisi, prioritet absolut i qeverisjes sime, për një Rahovec të bukur e të pastër”, ka thënë ndër të tjera Latifi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme