Ngritët aktakuzë ndaj zyrtarit të komunës së Drenasit Foto: Ilustrim

Ngritët aktakuzë ndaj zyrtarit të komunës së Drenasit

15 nëntor 2018 11:16

Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit, përkatësisht shërbyesit civil, G.Sh, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Sipas aktakuzës shërbyesi civil G.SH, dyshohet se gjatë viteve 2008 deri në vitin 2018, ka keqpërdor pozitën e tij zyrtare, me ç'rast dyshohet se ka kryer veprën penale të përvetësimit në detyrë nga nenin 425, si dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, nga neni 421 i Kodit Penal”, thuhet në komunikatë.

Me qëllim që procedura penale ndaj të pandehurit të zhvillohet në mënyrë sa më objektive dhe e papenguar, pa paragjykuar përfundimin e procesit, si dhe në pajtim me nenin 69 të Ligjit për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Drenasit, ka marrë vendim që shërbyesi civil G. Sh. të suspendohet nga puna, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme