Arbëri

Lladrovci liron nga detyra drejtorin për Buxhet e Financa në Drenas

Pas kërkesës për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet e Financa, Labinot Gruda, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka liruar atë nga kjo pozitë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kërkesa për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet dhe Financa, Labinot Gruda, ka të bëjë ekskluzivisht për arsye të tij personale”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Lladrovci e ka falënderuar ish-drejtorin Gruda për bashkëpunimin e ofruar sa ka qenë ne pozitën e drejtorit dhe i ka uruar suksese në karrierë.