Arbëri

Shkolla e të verbërve me program mbështetës për studentët

Qendra burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, si institucion i vetëm në Kosovë për shkollimin e të verbërve dhe me të pamë të dëmtuar, ka promovuar një program për t’i mbështetur nxënësit e kësaj shkolle pas përfundimit të maturës.

Programi ka gjetur përkrahjen e projektit austriak “Hereas” në të cilën janë të përfshirë organizata austriake “Ëus Austria”, Ministria e Arsimit dhe Agjencia austriake për zhvillim-ADA, shkruan sot Koha Ditore.

Enver Ulaj, zëvendësdrejtor i QBMK “Xheladin Deda” në Pejë, tregon se aktualisht janë 20 ish- nxënës të kësaj shkolle që janë në fakultete. Një pjesë e këtyre studentëve të verbër dhe me të pamë të dëmtuar, sipas Ulajt, kanë vështirësi në studime dhe sapo i nisin studimet i braktisin ato në mungesë të materialeve shkollore në gjuhën Brail, në mungesë të mjeteve dhe vështirësisë edhe të lëvizjes brenda objekteve të fakulteteve ku janë.\Ilir Osmanaj.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)