Arbëri

227 studentë nga Drenasi përfitojnë bursa komunale

Descriptive Text

Të mërkurën në Sallën e Kulturës ne Komunës së Drenasit, studentët përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2018/2019, kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës, bëhet e re përmes një komunikate për media.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, ka marr pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili edhe u ka nënshkruar kontratat për 140 bursistë të nivelit të studimeve bachelor dhe 20 master, ndërsa përfitues të bursës gjithsej do të jenë 227 studentë përmes edhe donatorëve, transmeton Koha.net.

Kryetari Lladrovci i është drejtuar studentëve edhe me një fjalë rasti ku ka thënë se ndjehet krenar si kryetar komune, sepse asnjë studenti që i plotëson kushtet, nuk i është mbyllur dera, sepse secili student që i ka plotësuar kriteret e konkursit do të gëzojë të drejtën e përkrahjes për marrjen e bursës.

“Gëzimi juaj, avancimi juaj, arritja juaj, është arritje edhe e familjes tuaj, e Drenasit, arritje e Drenicës, Kosovës dhe kombit tonë. Ju përgëzoj sepse ju e meritoni. Ju, të gjithë i keni plotësuar kushtet për bursë”, ka thënë Lladrovci me këtë rast. “Pa përjashtim, ju të gjithë do të keni bursa, sepse, ju jeni e ardhmja e këtij vendi sa krenar aq edhe të munduar për të arritur deri te liria”.

Ai më tutje ka shtuar, “kur erdha në krye të komunës, i gjeta 40 bursa, e dhashë zotimin tim se do të sigurojmë dyfishin, nuk u ndala dhe arritëm në 107. Sot, i kemi siguruar 227 bursa, secili student që i plotësoi kushtet, e mori bursën. Nuk pati nevojë të ketë asnjë ndërhyrje në komision apo të mendoni të gjeni rrugë tjera për të marrë bursë, apo të njohur. Ju të gjithë jeni të njohur për mua, sepse jeni më të mirët. Sot, ju lus por edhe ju ftoj, të studioni dhe arrini maksimumin në shkencë dhe dije, duke u bërë njerëz të mirë. Na bëni krenar me arritjet tuaja, brez i lirisë që ndërton Drenasin, Drenicën dhe shtetin e Kosovës”.