Arbëri

Mbyllen gjashtë biznese të lojërave të fatit në Ferizaj

Drejtoria komunale e Inspektoratit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës që nga fundjava e kaluar kanë nisur një aksion për inspektimin e lokaleve me lojëra të fatit, ndërkohë ky aksion deri tashti ka rezultuar me mbylljen e gjashtë bastoreve sportive me arsyetim se këto biznese kanë operuar pa kushtet e nevojshme sanitare, pa dokumentacion biznesor dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore të ligjeve në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se shumica prej këtyre bizneseve nuk posedojnë fare as certifikatën biznesore dhe as kushtet minimalo-teknike për zhvillimin e veprimtarisë.

Sipas tij, ky aksion do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës.\Agim Ademi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)