Me 1 milion euro do të shtrohen 16 kilometra asfalt në rrugën Gurrakoc - Klinë

Me 1 milion euro do të shtrohen 16 kilometra asfalt në rrugën Gurrakoc - Klinë

09 nëntor 2018 18:03

I pari i infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, vizitoi punimet në asfaltimin e rrugës Gurrakoc – Klinë, rrugë kjo që e lehtëson dukshëm qarkullimin rrugor në këtë segment.

Sipas njoftimit për media të MI-së, kjo rrugë me gjatësi prej 16 kilometra​, ka kosto mbi një milion euro.

Në njoftim ministri Lekaj citohet të ketë deklaruar se aksi i parë prej 5 kilometrave përfundon këtë vit, kurse aksi i dytë nga Zallqi e deri në Klinë do të kryhet në fillim të vitit që po vjen.

“Lekaj po ashtu i kërkoi punëkryesit që të punohet sipas standardeve të parapara dhe specifikave të projektit për këtë rrugë, duke kërkuar cilësi për një rrugë sa më të sigurt dhe me tërë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse”, thuhet në njoftim.

Kurse deputeti Berisha tha se “sot është marrë vendim që në vitin që vjen do të asfaltohen mbi 50 kilometra rrugë në Istog, rrugë të cilat do të ndihmojnë dukshëm zhvillimin e turizmit në bjeshkët e kësaj ane”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme