Arbëri

Vendosen 40 shtëpiza për ruajtjen e kontejnerëve të mbeturinave në Pejë

Descriptive Text

Me projektin e financuar nga organizata ndërkombëtare për migrim IOM, në pjesë të ndryshme të qytetit të Pejës nga muaji i kaluar janë vendosur dhe po vendosën shtëpiza me kontejnerë të ri plastik për mbeturina.

Janë gjithsej 40 shtëpiza për ruajtjen e kontejnerëve nga të reshjet atmosferike, e në të cilat varësisht nga lokacioni i përcaktuar nga një komision komunal, diku janë vendosur nga dy e diku nga katër kontejnerë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, në disa lokacione në qytet, sidomos në pjesën e qendrës dhe afër qendrës së qytetit, qytetarët nuk janë aspak të kënaqur me numrin e kontejnerëve të vendosur e as me zbrazjen e kontejnerëve./I.O.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)