Varrezat në Dragash dhe vende të tjera s'po i mirëmban askush

02 nëntor 2018 20:35

Varrezat e qytetit të Dragashit janë kthyer në këtë gjendje.

Kjo, si pasojë e moskujdesit nga ana e banorëve dhe komunës, pasi që kjo e fundit nuk ka angazhuar asnjë punëtor për mirëmbajtjen e tyre, raporton KTV.

Edhe rruga e cila të dërgon deri te varrezat e qytetit, ka mbetur në gjysmë.

Banorët e këtij qyteti thonë se kurrë nuk është investuar asgjë dhe se është urgjente të rregullohet kjo pjesë.

Avokati i Popullit ditë më parë, ka publikuar Raportin me Rekomandime në lidhje me Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në komunat e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, komuna e Dragashit arsyetohet se kanë pasur gjëra më primare për të intervenuar dhe premton që investimi në varreza do të bëhet këtë vit.

Në qytetin e Dragashit jetojnë komunitetet: shqiptar dhe gorano-boshnjak të cilët kanë pasur disa probleme për parcelat e varreve të familjarëve të tyre.

Përveç Dragashit, gjendja e varrezave nuk është aspak e mirë as edhe në komunat e tjera si: Gjilan, Malishevë, Istog, Pejë, Viti, Klinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme