Kuvendi i Pejës shpall 5 prona private zona të interesit publik

Kuvendi i Pejës shpall 5 prona private zona të interesit publik

31 October 2018 08:44

Diskutimi dhe votimi për pikën e rendit të ditës rreth propozimit të kryetarit të Komunës për shpalljen me interes publik të 5 pronave private, për zgjerimin e rrugës dhe sigurimin e qasjes në shtegun e ecjes së këmbësorëve buzë Lumëbardhit, bazuar në Planin Rregullues Urban për qendrën e qytetit dhe lagjet “Kapeshincë” dhe “Puhovc”, është zhvilluar pa këshilltarin e subjektit të Alternativës, Reshat Nurboja.

Ai e ka lëshuar seancën në shenjë proteste dhe kundërshtimi rreth kësaj pike të rendit të ditës.

“Çuditëm që ky pushtet të vetmen veprimtari që ka është asfalti, betoni, këmbimi, shpronësimi dhe pagesa e tokave. Nuk e di që nesër nëse na nevojiten pronat për ndërtimin e ndonjë banesë sociale apo për ndërtimin e ndonjë fabrike ku do të gjejmë tokë komunale për zhvillim ekomomik, sepse deri tashti të gjitha pothuajse i kanë tjetërsuar ky pushtet”, është shprehur Nurboja.

Ai ka konsideruar se këto pazare, siç i quajti ai shpronësimet e pronave private dhe këmbimet e pronave komunale me ato private, është jashtëzakonisht e keqe.\I.Osmanaj

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme