Përurohet segmenti rrugor i autostradës Pejë-Zahaq

Përurohet segmenti rrugor i autostradës Pejë-Zahaq

27 tetor 2018 10:00

Është përuruar të premten, dy vjet pas nisjes së ndërtimit, segmentit rreth 9 kilometra i gjatë i autostradës Pejë-Prishtinë, nga Peja deri në fshatin Zahaq, nga pastaj do të lidhet segmenti tjetër i kësaj autostrade që duhet të ndërtohet deri në Kievë, shkruan sot Koha Ditore.

Përurimin e këtij segmenti rrugor të rrugës nacionale M9 nga Peja deri në fshatin Zahaq, që kishte një vlerë prej rreth 10 milionë eurosh, e kanë bërë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ish- kryetarin e Pejës, tashti zv.ministër i Shëndetësisë, Ali Berisha dhe deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Njëherësh është përuruar edhe rrethrrotullimi rrugor që është ndërtuar në hyrje të Pejës në kuadër të këtij projekti të financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Në ceremoninë e përurimit, ndër të tjera, Lekaj ka thënë se ky investim do të jetë lehtësim i jetesës së qytetarëve të Pejës, sidomos bizneseve që ndodhen përgjatë kësaj rruge.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme