Arbëri

AKK-ja kërkon specifika të kundërligjshme nga komunarët

Descriptive Text

Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e ambulancës së mjekësisë familjare në fshatin Majac të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë tender të Komunës së Podujevës, sipas një opinioni të AKK-së, janë kërkuar specifika të kundërligjshme nga zyrtarët komunalë.

Nëpërmjet këtij opinioni Kundërkorrupsioni kërkon nga Autoriteti Kontraktues që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara lidhur me tenderin: “Ndërtimi i AMF-së në Majac” me numër të prokurimit: 615-18-7370-521 dhe me numër të brendshëm 128, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit të prokurimit publik nr. 04/l-092 i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237, Ligjin nr. 05/L-068 dhe Ligjin nr. 05/L-092.

Në arsyetimin e këtij opinioni thuhet se në bazë të dokumenteve të nxjerra nga sistemi elektronik i prokurimit Agjencia ka analizuar njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, ku ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues (Komuna e Podujevës) për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurën e hapur, kontratë publike të llojit punë me vlerë të mesme në shumën prej 60 mijë eurosh. /N.Tovërlani 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)