Arbëri

Gështenja, burim jetese për deçanasit

Gështenja është një prej frutave më të preferuara të sezonit të vjeshtës.

Përveç aromës së veçantë gjatë pjekjes, gështenjat kanë vlera të jashtëzakonshme, prej së cilave trupi merr kripëra minerale, proteina dhe vitamina.

Edhe pse sasia e kalorive që përmbajnë nuk është e vogël, përsëri gështenjat janë fruta shumë të rëndësishme, falë së cilave, në mënyrë natyrale, trajtojmë dhimbjet muskulore, dhimbjet kockore, përmirësojmë qarkullimin e gjakut, lirojmë rrugët e frymëmarrjes dhe largojmë kollën e lehtë që nis në mesvjeshtën e çdo viti, raporton emisioni SOT në KTV.

Njëri nga vendet që prodhon këtë frut më së shumti në Kosovë, është Deçani.

Pos prodhimtarisë, shumë familje në Deçan të ardhurat kryesore i marrin nga shitja e gështenjave. Për shumicën prej tyre, ky tashmë është një biznes që është përcjellë brez pas brezi.

Puna për shitjen e gështenjave gjatë sezonit vjeshtë-dimër, bëhet gjatë gjithë vitit me përkushtim të madh.

Frutin e gështenjës Deçani e ka si më të rëndësishmin, derisa prodhuesit deklarojnë se kanë kapacitet të eksportojnë edhe në shtetet tjera.