Arbëri

“Vrojtuesit e lagjes” rrisin bashkëpunimin e qytetarëve me policinë

Projekti i mbështetur nga DoI-ICITAP (Instrument i Departamentit te Drejtësisë të SHBA) dhe i zbatuar nga policia e Pejës me përkrahjen e Komunës, për vetëdijesimin e qytetarëve dhe rritjes së bashkëpunimit të tyre me policinë në qytetin e Pejës, po konsiderohet si suksesshëm nga palët e përfshira në këtë projekt.

Ky koncept i ri për sigurinë në lagjet e qytetit, i quajtur “Vrojtuesit e lagjes”, ishte jetësuar në fillim të këtij viti, kur në kuadër të këtij projekti, në lagjen “7 Shtatori” në Pejë dhe në fshatin Vitomiricë ishin vendosur nga një tabelë me mbishkrim në gjuhën shqipe dhe boshnjake “Vrojtuesit e lagjes”, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa tabela në Vitomiricë ende gjendet në shtyllë ku është vendosur, ajo në “7 Shtator” ka disa muaj që është zhdukur.

Megjithatë, duket se qytetarët janë treguar të guximshëm dhe kanë paraqitur raste të veprave që i kanë parë dhe nuk kanë ngurruar të bashkëpunojnë me policinë edhe pas zhdukjes së tabelës. Qytetari i asaj lagjeje, L.B. nuk e di se kush e ka hequr tabelën, e cila ka kohë që nuk i ka ra në sy, por sipas përshtypjes që ka krijuar, bashkëpunimi i qytetarëve me policinë po rritet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)