Arbëri

E akuzon KEDS-in se për hakmarrje ia ka vendosur njehsorin elektrik larg shtëpisë, kompania e mohon

Nuhi Sopës nga fshati Shirokë e Suharekës, njehsori i energjisë elektrike i është vendosur 400 metra larg shtëpisë.

Pavarësisht se në mes shtëpisë së tij dhe fqinjit gjenden edhe 16 shtylla të tjera elektrike dhe 7 njehsorë të tjerë, njësori i është vendosur brenda pronës private të fqinjit të tij, raporton KTV. 

Ai thotë se kjo iu bë padrejtësisht, pasi kishte paditur KEDS-in në fillim të 2017-s.

Sopa këtë e kishte bërë, meqë KEDS-i e kishte shfrytëzuar rrjetin e tij të energjisë që e kishte bërë me investime vetjake.

E, gjykata kishte marrë vendim që të mos i kompensohen asnjëherë.

Por, me pozitën aktuale të njehsorit nuk pajtohen as fqinjët.

Shyhrete Sejdaj tregon se njehsori është vendosur pa lejen e tyre dhe kërkojnë që të largohet.

Por, në KEDS thonë se ekspertët kanë vendosur që ajo shtyllë është më e përshtatshmja për vendosjen e njehsorit.

E Sopa thotë se do të vazhdojë të kërkojë që njehsori i tij të vendoset në pikën më të afërt të pronës së tij.